Kinë, vrasësi i foshnjës dënohet me vdekje

25/09/2013 00:00

Një gjykatë në Kinë ka dënuar me vdekje një burrë për vrasjen e një
vajzë dy vjeçare në Pekin, pas një zënke për një vend parkimi.

Han Lei, 39 vjeç, kishte kapur vajzën e vogël nga karroca dhe e kishte hedhur përtokë pasi nëna e saj kish refuzuar t’i hapte vend për makinën e tij, në korrik. Ai ish larguar nga vendngjarja, por ish arrestuar më pas. Ndërkohë, vajza e vogël vdiq në spital si pasojë e lëndimit. Ai tha se vrasja e vajzës ishte e paqëllimshme, ai kish qenë i pirë dhe kish menduar se karroca e fëmijës ishte në fakt një karrocë supermarketi. Nuk e dija se kishte një foshnje brenda – kish thënë ai më herët.

Rasti shkaktoi zemërim në Kinë dhe shumë njerëz shprehën zemërim. Gjyqi filloi më 16 shtator në gjykatën e popullit në Pekin. Prokurorët kërkuan dënim me vdekje për 39-vjeçarin, që e kish kryer veprën brenda një viti nga lirimi prej burgu. Han Lei po ashtu kish rrahur nënën e vajzës gjatë zënkës në distriktin Daxing të Pekinit. Një tjetër burrë, Li Ming, që e kish larguar 30 vjecarin nga vendngjarja, po ashtu përballet tani me akuza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB