Lufta në Lindjen e Mesme/ SHBA mbyll ambasadën në Arabinë Saudite dhe Kuvajt, zvogëlon praninë konsullore në disa vende të tjera të rajonit Kenia hyri në ditën e parë nga tre ditë zie të shpallura nga presidenti i vendit në nderim të 72 viktimave pengmarrjes 4-ditore në qendrën tregtare “Westgate” në kryeqytetin, Nairobi.
Presidenti Uhuru Kenyatta tha se 67 civilë dhe 5 pjesëtarë të forcave të sigurisë humbën jetën në katër ditë luftë me militantët e Al Shabab brenda dhe përreth qendrës tregtare. Por në një komunikatë të shpërndarë fillmisht në mediat arabe, grupi ektremist somalez pretendon se numri i të vrarëve është 137.
Tashmë autoritetet kanë nisur pastrimin e ndërtesës dhe frika për rritjen e numrit të viktimave ekziston ende pasi disa trupa të pajetë dyshohet se janë nën rrënojat e një tavani që u shemb pas një shpërthimi të fuqishëm në ditën e tretë të pengmarrjes.
Presidenti Kenyatta vlerësoi popullin kenian për kurajon e treguar në përballimin e terrorizmit. Ai tha se vendi i tij do të vazhdojë luftën ndaj Al Shabab në Somali, pavarësisht “aktit burracak”, sic e quajti ai sulmin. Ai tha se përgjegjësit e këtij sulmi do të përballen me drejtësinë.
Pyetjes së gazetarëve në lidhje me disa raportime se mes militantëve të Al Shabab që terrorizuan qindra civilë në qendrën tregtare ndodheshin edhe shtetas amerikanë dhe britanikë, presidenti kenian i dha një përgjigjje të tërthortë.
“Raportime nga shërbimet e inteligjencës sugjerojnë se një grua britanike dhe dy ose tre shtetas amerikanë mund të jenë të përfshirë në sulm”, tha Kenyatta.
Top Channel