Greqi, pushime masive nga puna

25/09/2013 00:00

Reforma e transferimeve dhe me pas e pushimeve nga puna ne sektorin
publik te rreth 25000 nënpunësve deri në fund të vitit 2014, nuk
përjashton aspak edhe qindra sportistë, kampionë të Greqisë në
aktivitetet ndërkombetare të atletikës.

Behet fjale per ata atlete te cilet sipas ligjeve ekzistuese ne tre dekadat e fundit jane emeruar ne administraten shteterore, duke u cilesuar ky emerim si nje medalje nderi e veçante nga shteti dhe shoqeria per mundin dhe sakrificat e tyre,pasi kane perfaqesuar me dinjitet atdheun ne olimpiadat apo kampionatet boterore dhe europiane te atletikes.

“Ndjej keqardhje per ate çfare po ndodh sot.Atlete te cilet kane vuajtur, kane dhene shpirtin dhe trupin e tyre vite me rradhe per kete vend, duke bere te degjohet himni kombetar dhe te ngrihet ne piedestal flamuri grek, te perballojne tashme rrezikun e pushimeve nga puna, sepse Qeveria gjeti si nje zgjidhje te menjehershme te shenjestroje pikerisht kampionet e atletikes”, thotë Maria Panagiotidou, peshengritese.

Por sipas ministrit te Reformave Administrative Qiriakos Mitsotakis asnje prej kampioneve greke te cilet punesohen ne administrate nuk do te perjashtohet nga reformat e shkurtimeve duke rrezikuar qe te hidhen ne rruge ata per te cilet krenohej prej vitesh gjithe vendi.

“Ne te gjithe Greqine llogaritet se preken nga kjo mase rreth 1000 atlete dhe sportiste qe kane marre medalje.Flasim per eliten e atletikes greke,per sportet personale apo ne ekip, te cilet jane shquar ne vitet e kaluar ne pisteat e stadiumeve ,ne pishina apo palestra”, thotë Rabea Iatridou nenpunese e informatikes Prefektura e Maqedonise Qendrore.

Te mbledhur ne nje prej sallave te Prefektures se Selanikut perfaqesues te atleteve nga gjithe Greqia e Veriut kane shprehur shqetesimin e tyre duke theksuar se si nje vend si Greqia ku ka lindur atletika dhe Lojerat Olimpike, hedh ne rruge perfaqesuesit me te denje te saj.

Qindera shoqata sportive ne mbare vendin,federata te ndryshme te atletikes dhe sidomos Federata Panhelene e Peshengritjes me trajner te ekipit kombetar Luan Shabanin dhe president Pirro Dhimen,dy figura te shquara te peshengritjes boterore, kane shprehur mbeshtetjen e tyre per atletet e rrezikuar,ndersa dhe shume media te huaja e kane komentuar si te padrejte vendimin e qeverise greke.

Top Channel