Lufta në Lindjen e Mesme/ SHBA mbyll ambasadën në Arabinë Saudite dhe Kuvajt, zvogëlon praninë konsullore në disa vende të tjera të rajonit
Ministri i Brendshëm i Francës, Manuel Valls, mbrojti deklaratat e tij në të cilat kërkoi më parë dëbimin nga vendi të popullsisë rome.
Ai argumentoi se pak “shumë pak romë mund të integrohen ndonjëherë në shoqërinë franceze”, ndërsa ata duhet të “kthehen të gjithë andej nga kanë ardhur”.
Qëndrimi i vendosur i qeverisë franceze kundër emigracionit rom ka bërë që vendi të kritikohet nga mbështetës të të drejtave të njeriut.
“Amnesty International”, një prej organizatave lider në fushën e mbrojtjes të së drejtave të njeriut kërkoi që Franca të ndalojë dëbimin e forcuar të romëve, pasi më shumë se 10 mijë emigrantë të këtij komuniteti u riatdhesuan në vendet e tyre gjatë gjysmës së parë të vitit.
Në komentin e tij, Valls iu kundërpërgjigj “AI”-së, duke thënë se deklarata të tilla “inkurajojnë emigracionin e paligjshëm.
Megjithatë, ai është sulmuar nga opozita franceze për steriotipizimin e problemit, duke cilësuar nominalisht romët si të paaftë për t’u integruar në shoqërinë franceze.
Sipas opozitës, komente të tilla tregojnë se ministri ka rëmë pre e racizmit dhe paragjykimeve.
Mbi 20 mijë romë janë vendosur në tokën franceze, shumica me prejardhje nga Rumania, Bullgaria apo vende të tjera të ish-Jugosllavisë.
Top Channel