Një prokuror i EULEX-it ka ngritur të mërkurën aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj një personi, i akuzuar për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile.

Personi i pandehur është akuzuar për pjesëmarrje në një grup për të cilin pretendohet se ka dhunuar integritetin trupor dhe shëndetin e përafërsisht 40 burrave e djemve civilë shqiptarë në Fushë Kosovë, në vitin 1999.

Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, rasti është duke u ndjekur dhe hetuar penalisht nga prokurori i EULEX-it, pjesë e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Top Channel