Benedikti XVI: Nuk kam mbuluar skandalet e kishës

25/09/2013 15:35

Ish-Papa, Benedikti XVI, mohoi me forcë çdo rol të tij apo drejtuesve kryesore të Vatikanit në mbulimin e skandaleve seksuale të priftërinjve, në atë që ishte deklarata e tij e parë publike që prej tërheqjes më parë gjatë 2013-s.

Ati i Shenjtë në pension adresoi këtë çështje në një letër drejtuar një ateisti me famë botërore, i cili e akuzonte atë drejtëpërdrejtë për mbulimin e skandaleve të pedofilisë.

Ky është edhe reagimi i parë i njohur kundërshtues i Benediktit i ndonjë përgjegjësie personale apo morale në këtë skandal.

Sipas kritikëve, gjatë drejtimit të Vatikanit, ish-Papa është përpjekur disa herë që të mbrojë klerikët abuzues, duke i transferuar në destinacione të largëta dhe duke u përpjekur që të mbante larg vëmendjes së medias skandalin e tyre.

Letra e Benediktit XVI, drejtuar profesorit të matematikës Piergiorgio Odifreddi, u botua e plotë në të përditshmen italiane “La Reppublica”.

Ky ishte komenti i parë i 85-vjeçarit, që prej dorëheqjes së parë të një pape në 600 vjet, më parë gjatë vitit.

Sipas analistëve, Benedikti është treguar i kujdesshëm për të mos pasur një rol publik, për të mos kompromentuar punën e pasardhësit të tij, Françeskut të Parë.

Top Channel