BEI, 100 milionë euro financim Rumanisë

25/09/2013 00:00

Banka Evropiane e Investimeve dhe grupi BRD nga Societe Generale kanë firmosur një marrëveshje prej 100 milionë eurosh për të financuar projekte për krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e konkurrencës në Rumani.

Fondet e BEI do të angazhohen për të financuar projekte të promovuara nga PMI-të, siç njihen ndryshe kompanitë me kapacitete të mesme dhe entet e sektorit publik.

Sipas BEI, këto fonde do të mbështesin konsolidimin dhe diversifikimin e ekonomisë, përveçse do të rrisin konkurrencën përmes shtimit të kapaciteteve të kredidhënies afatgjatë.

Ky borxh përbën vazhdimin e bashkëpunimit mes BEI dhe BRD, me të parin që ka furnizuar katër linja krediti të dytës për një total prej 230 milionë eurosh.

Një pjesë domethënëse e huave të BEI-së në Rumani përbëhet nga fonde për institucionet financiare për t’u dhënë kredi ndërmarrjeve rumune.

Në pesë vitet e fundit Banka Evropiane e Investimeve ka ofruar mbi 800 milionë euro linja kredidhënieje për bankat dhe kompanitë në Rumani.

Top Channel