Zgjedhjet gjermane dhe reagimi europian

24/09/2013 00:00

Zgjedhjet për Parlamentin federal në Gjermani janë ndjekur me vëmendje të madhe pothuajse në të gjithë Europën.

Nuk jane te pakte vezhguesit qe mendojne se kush qeveris ne Berlin, percakton ne mase te konsiderueshme politiken e kontinetit te vjeter.

Gazeta franceze ‘Le Figaro’ shkruan se shefi socialist i Elizese, Francois Hollande pak shpresa kishte per nje fitore te social-demokrateve dhe ndan bindjen se zgjidhja me e mire mbetet nje koalicion me baze te gjere.Megjithate, pavaresisht perberjes se ekzekutivit te ri gjerman, Parisi pret qe marredheniet me Berlinin te thjeshtohen.

Zerat nga Athina jane me skeptike. Greket druhen se Merkeli do te kerkoje te tjera masa anti-krize dhe rizgjedhjen e saj nje pjese e shohin si premise per vazhdimin e politikave te ashpra ne vendet jugore.
Asnjëherë më parë zgjedhjet gjermane nuk jane ndjekur me kaq kujdes sa kete radhe, shkruante te dielen ‘Kathimerini’. Në disa raste shprehet frika se Qeveria e re gjermane mund ta linte në baltë Greqinë. Ish-presidenti i Parlamentit Europian Hans-Gert-Pottering, përpiqet megjithatë të qetësojë duke garantuar se Berlini do të vazhdojë ta mbeshtese shtetin helen.

Kersheri kane ngjallur keto votime edhe ne Itali. Mediat, politikanet por edhe njerezit e thjeshte kane dashur te dine se nga kush dhe si do të qeveriset Gjermania ne vazhdim. Ata e dinë se shumë nga ajo çfare ndodh ne vend, nuk vendoset vetem ne Rome, por edhe në Bruksel dhe Berlin. Në Itali nuk mbizotërojnë ndjenja antigjermane, megjithate zerat zërat kritikë dëgjohen mirë. Nga konstelacionet e mundshme për Qeverinë e ardhshme gjermane, edhe Roma e konsideron një koalicion të madh si alternativën më të mirë për Europen dhe per ate vete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB