Një ish-agjent i FBI-së pranoi fajësinë e dorëzimit të dokumentave të klasikifikuara tek gazetarët, në një proces në zhvillim që ka tërhequr vëmendjen e mediave amerikane.
Si shpërblim për pranimin e fajësinë, 55-vjeçari Donald Sachtleben do të vuajë vetëm 12 vite heqje lirie, nga një masë shumë më e rëndë që rrezikonte në fund nëse nuk do të vetshpallej fajtor.
Informacionet që agjenti i kishte shitur gazetave lidhej me një plan të Al-Kaedës për vendosjen e bombave dhe një çështje të hetimit të një grupi pedofilësh.
Publikimi në maj 2012 i informacioneve për planin e Al-Kaedës vendosi në rrezik një operacion të inteligjencës dhe rrezikoi jetët e agjentëve të përfshirë.
Hetuesit arritën të identifikonin spiunin nëpërmjet kontrollit të telefonatave të “Associated Press”, agjensisë që publikoi informacionin mbi sulmin e pritshëm në Jemen.
Top Channel