Rusia heton “Greenpeace”

24/09/2013 00:00

Prokurorët rusë akuzuan rreth 30 aktivistë të Greenpeace për pirateri, ndërsa bënë me dije se do t’i gjykojnë për përpjekjen e tyre për t’u ngjitur në një platformë nafte ruse.

Komiteti Hetimor rus, i cili është ndërtuar sipas modelit të FBI-së në SHBA, do të marrë në pyetje aktivistët. Anija e tyre, Arctic Sunrise, tashmë gjendet në afërsi të portit të Murmanskit në duart e autoriteteve ruse. Zëdhënësi i komitetit Vladimir Markin tha se të gjithë ata që sulmuan platformën, pavarësisht kombësisë së tyre, do të gjykohen.

Aktivistët e GreenPeace u ndaluan të enjten bashkë me anijen e tyre, pasi dy prej tyre u përpoqën që të ngjiten në bordin e një platforme naftënxjerrëse të Gazprom si protestë kundër shpimit për naftë në Arktik.

Anija e GreenPeace u sulmua nga rusë të armatosur dhe me maska që zbritën mbi të nga helikopterë. Autoritetet ruse nuk thanë se sa aktivistë kanë arrestuar, por sipas Greenpeace bëhet fjalë për 30 prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB