
“Greqia do të jetë partneri strategjik për Shqiperinë”, titullohet një intervistë e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhënë agjencise shtetërore greke të lajmeve “AMNA”, e cila e ka vendosur atë në faqen e parë të lajmeve më të rëndësishme të dites.
I pyetur për prioritetet e politikës së brendshme e të jashtme të qeverisë së re, Rama ka përmendur së pari kontaktet e tij me udhëheqësit e BE, pikërisht ditën e fillimit të vitit të ri shkollor, duke nënvizuar se ai nuk zgjodhi të vizitojë një shkollë e të mbajë një fjalim përpara nxënesve, por Brukselin për të biseduar me përfaqesuesit e BE-së, për detyrat e shtëpise që qeveria e tij duhet të permbushë, në mënyre që të realizoje sa me shpejt endrrën europiane të shqiptareve.
“Midis këtyre detyrave, që kanë të bëjnë me integrimin europian”, thote Rama, “janë hapja e 300 mijë vendeve të reja të punes si dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne shpresojme që pas marrjes së statusit të vendit kandidat në dhjetor të ketij viti, të jemi në gjendje të hapim sa më shpejt negociatat për anetarësim me BE-në”,thekson ai, duke shtuar se: “Tirana zyrtare shpreson që presidenca greke prej janarit të ardhshëm të luajë një rol vendimtar në përshpejtimin e udhëtimit drejt destinacionit përfundimtar të Shqiperise, drejt BE”.
Ndërsa hap kapitullin e marrëdhenieve me Athinën zyrtare, Edi Rama shprehet se Shqipëria sot e mbështet politikën e saj të jashtme në parimin “zero probleme me fqinjët” dhe konsideron Greqine një vend mik dhe një partner strategjik, ku jeton e punon numri më i madh i shqiptarëve të larguar pas viteve ’90.
Sipas kryeministrit shqiptar ekziston nga përfaqesuesit e të dy qeverive gadishmëria dhe vullneti pozitiv për të kapërcyer çdo problematikë të momentit.
“Unë e përsëris me bindje të plotë, marrëdhëniet mes dy vendeve tona do të shënojnë një bashkëpunim të ngushtë në interes të të gjithëve”, thekson Rama.
Përsa i përket fenomenit të nacionalizmit që u shfaq disi edhe në shoqërinë shqiptare, ndërkohë që në Greqi shënoi rritje të theksuar, Rama ka deklaruar se zgjedhjet e fundit ne Shqiperi treguan qe shqiptaret e denuan me vote retoriken nacionaliste dhe ato parti qe perdoren nacionalizmin si karte per te perfituar nga problemet me cilat perballen shqiptaret.
Për sa i përket përfshirjes së minoritareve grekë në politiken shqiptare, kryeministri Edi Rama ka vene ne dukje se pavaresisht mungeses se tyre ne kabinet është propozuar nga Partia Socialiste qe ne postin e nën-kryetarit të parlamentit te jetë kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.
Intervista e kreut te qeverise se re shqiptare eshte publikuar pothuajse ne te gjitha mediat e vendit.
Top Channel