Punimet e OKB-së, kryefjalë Siria dhe Irani

24/09/2013 00:00

Në Nju Jork nisi punimet takimi i përvitshëm i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku temat kryesore janë bisedimet mbi programin bërthamor iranian dhe kriza siriane.

Presidenti amerikan, Barack Obama nisi fjalën e tij me Sirinë. Ai tha se është provuar që në konflikt janë përdorur armët kimike dhe ritheksoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të ndalur këto armë që janë në shkelje të rregullave ndërkombëtare.

“Kriza siriane dëmton të gjitha kombet. Sot ka dëshmi se në Siri janë përdorur armë kimike. Ne kërkojmë që të ndalet përdorimi i armëve kimike dhe jemi të angazhuar të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për këtë”, tha Obama.

Obama preku edhe cështjen e programit bërthamor iranian duke deklaruar se SHBA është e gatshme të nisë bisedimet me Teheranin për programin e tij dhe se mirëpret transparencën e Republikës Islamike në lidhje me këtë cështje.

Pikërisht për programin bërthamor, Ministri i Jashtëm iranian, Mohamad Javad Zarif do të takohet me Sekretarin e Shtetit, John Kerry. Vetë Obama tha sinjale hapjeje ndaj Teheranit, ndërsa për një takim me homologun e tij iranian, Hasan Rouhani, takim që nuk ndodh që prej revolucionit të 1979 në të tilla nivele, nuk flitet ende.

Obama tha se Uashingtoni është i gatshëm të punojë me Iranin jo vetëm për programin e tij bërthamor por edhe për zhvillimin e popullit iraninan, sic tha ai duke cliruar potencialin e tij të jashtëzakonshëm në shkencë, kulturë e zhvillim.

Presidenti amerikan njohur rolin e Iranit në konfliktin Izrael-Palestinë. Ai tha se SHBA janë të gatshme të punojnë me Teheranin edhe në këtë pikë pa i mohuar rolin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB