Përgjimet, Brazili kritikon SHBA-të në OKB

24/09/2013 17:45

Presidentja e Brazilit, Dilma Roussef, kritikoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme në OKB, për shkak të programit të përgjimit që ndërmori Uashingtoni për disa vjet.

Programi i përgjimeve u bë i njohur më parë gjatë vitit, pasi ish-punonjësi i shërbimeve sekrete Edëard Snoëden foli me mediat për mënyrën se si vepronte programi.

I kërkuar nga SHBA për spiunazh, Snoëden mbetet aktualisht në strehim politik në Rusi.

Provat e zbuluara pas denoncimit të këtij skandali treguan se Brazili dhe disa vende të tjera të Amerikës së Jugut kishin qenë në shënjestër të përgjimeve të amerikanëve.

“Argumenti i Uashingtonit, se këto përgjime u realizuan për të mbrojtur vendet nga kërcënimi terrorist është i palogjikshëm dhe nuk justifikon përgjimin ndaj Brazilit”, deklaroi Rousseff.

Më parë gjartë muajit, presidentja braziliane anulloi një vizitë që kishte parashikuar të mbante në Uashington, për shkak të irritimit të saj në lidhje me programin e spiunimit.

Top Channel