Obama fjalim në OKB

24/09/2013 00:00

Barak Obama i drejtohet sot Asamblesë së Kombeve të Bashkuara me një
fjalim që sipas gjasave do të trajtojë propozimet e fundit të Iranit,
hapat për eliminimin e armëve kimike të Sirisë dhe bisedimet e paqes mes
Izraelit dhe palestinezëve.

Siria, padyshim, do te zere vend qendror ne fjalen e presidentit amerikan. Shefi i Shtepise se Bardhe pritet te argumentoje se Damasku ka vetem nje mundesi te kufizuar t’i permbahet marreveshjes per dorezimin e arsenalit te vet kimik. Keshilli i Sigurimit i OKB-se ka nje rendesi kyce ne kete proces dhe zyrtaret amerikane shpresojne se ai do ta miratoje pa vonese rezoluten qe e ligj ligjerisht Sirine me angazhimet e saj.

Perpjekjet diplomatike te Obames jane pershkruar nga kritiket si te rremujshme. Fjalimi i pervitshem i presidentit, theksojne ata, i pesti i tij drejtuar Asamblese se Pergjithshme, vjen vetem pak jave pasi administrata amerikane injoroi thirrjet nderkombetare per pritjen e rezultateve te hetimit ne lidhje me perdorimin ose jo te armeve kimike ne kete vend.

Megjithate, sipas eksperteve, qasja e presidentit ka qene ne perputhje te plote me ate te paraardhesve te tij, shume nga te cilet e kane lartesuar rolin e Kombeve te Bashkuara ne teori, por trajtimi ne praktike pastaj ka qene shume ndryshe. Sa për shpresën e një shkrirjeje të mundshme të marrëdhënieve SHBA-Iran, pas propozimeve për bisedime nga Presidenti iranian Hasan Rouhani, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë vazhdojnë të thonë se nuk është planifikuar asnjë takim me iranianët. Irani këtë javë në Nju Jork do të zhvillojë bisedime me grupin e vendeve P5 +1, ku përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara.

Top Channel