
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka pritur të martën në një takim
Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, z. Nicholas Cannon.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e Kuvendit ambasadori Cannon i shprehu z.Meta urimet më të përzemërta për detyrën e Kryetarit të Kuvendit dhe e siguroi atë për mbështetjen e plotë dhe të vazhdueshme të vendit të tij si në planin dypalësh, ashtu edhe në drejtim të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.
“Ambasadori Cannon mbështeti idenë për intensifikimin e marrëdhënieve ndërparlamentare dhe u shpreh se Kryetari i Dhomës së Komunëve në Parlamentit britanik, z. John Bercow dhe Kryetarja e Dhomës së Lordëve, Baroneshë D’Sousa kanë shprehur interes për të vizituar Shqipërinë dhe po punohet për realizimin e këtyre vizitave të nivelit të lartë.Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë në konsolidimin e institucioneve demokratike, kryesisht në fushat e drejtësisë dhe sigurisë.Kryetari i Kuvendit theksoi gjithashtu se Kuvendi do të kontribuojë pozitivisht në drejtim të rritjes së klimës bashkëpunuese mes mazhorancës dhe opozitës, e cila duhet të luajë një rol të rëndësishëm në miratimin e reformave kyçe për vendin, me qëllim forcimin e stabilitetit dhe progresit në rrugën e integrimit evropian”, përfundon njoftimi.
Top Channel