Kosova prodhon 26 përqind më shumë energji se vitin e kaluar. Kjo bëhet e ditur në studimin e bilancit të energjisë, të publikuar nga Agjencia Kosovare e Statistikave.

Sipas studimit, për tre muaj termocentralet kosovare kanë prodhuar 1.97 ton milion thëngjill dhe 1718.4 Gë/h energji elektrike, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar prodhimi i energjisë është rritur për 26 përqind.

Prodhimi i energjisë elektrike në këtë tremujor, në termocentrale dhe hidrocentrale është 1 718.4 Gë/h, ku 97,5% është prodhuar në termocentrale dhe rreth 2,5% në hidrocentrale.

“Në tremujorin e dytë për vitin 2013, në Kosovë janë konsumuar 857,7 Gë/h energji elektrike. Në raport me tremujorin e dytë të vitit të kaluar, sasia e konsumuar e energjisë elektrike është rritur në 3,3%”, thuhet në studim.

Nga ana tjetër, Kosova po synon që të bëhet pjesë e rëndësishme në hartën energjetike të Ballkanit dhe Europës duke bërë pjesë e gazsjellësit “Tap”.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, kjo është një garanci që ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj mori nga homologu i tij turk, Ahmet Davutogllu në një takim që kanë pasur.

“Ministri Davutoglu e ka siguruar ministrin Hoxhaj se Turqia ka përfshirë Kosovën në “TAP””, thuhet në një komunikatë.

Ministri Hoxhaj ka thënë se me përfshirjen e Kosovës në tap qytetarët e Kosovës do të kene çmime më të ulta të furnizimit me energji elektrike.

Top Channel