Koalicioni i vështirë i Merkelit

24/09/2013 00:00

Euforia e triumfit ia ka lënë vendin ngadalë shqetësimit për negociatat e koalicionit, të cilat nuk do të jenë të lehta.

Edhe pse nje fitore e madhe per Angela Merkelin, rezultati 41,5%, më i miri i bllokut të saj konservator që prej vitit 1994, nuk i ofroi dot mazhorancën absolute.

Zgjedhjet ishin nje tronditje e vertete per partneret liberale, demokratet e lire, qe nuk arriten te sigurojne asnje vend ne Parlament. Kjo e shtyn Merkelin drejt rivaleve te medhenj te CDU-se. Koalicioni me social-demokratet e qendres se majte shihet si skenari me i mundshem, por vetem pas pazaresh te medha.

Gjate nje konference per shtyp, kancelarja pohoi se ka kontaktuar me kryetarin e SPD-se, Sigmar Gabriel. ne sigurisht jemi te hapur per bisedime, u shpreh ajo, ndersa shtoi se SPD-se, sipas fjaleve te Gabriel, duhet ne fillim te mbaje nje takim te krereve te saj, i cili eshte caktuar te premten.

SPD-ja doli e dyta ne zgjedhje, me gati 25,7% te votave. ne vitet 2005-2009, ata kane qene pjese e nje koalicioni te madh me kristian-demokratet e merkelit dhe aleatet e tyre bavareze te CSU-se. Por eksperienca jo e mire nga ky bashkepunim i ben ngurrues per te punuar serish me CDU-ne.

Teorikisht është i mundur edhe një koalicion mes konservatoreve dhe te gjelberve. Edhe pse perpara votimeve, keta te fundit e perjashtuan kategorikisht nje afrim te tille, nuk e pamundur qe te ndryshojne mendje. Per cdo rast gjasat me te medha i ka nje Qeveri me social-demokratet. Nje nga kerkesat kryesore te tyre ka qene zbutja e masave te ashpra ekonomike ne menyre qe te mbrohen punetoret e thjeshte. Kancelarja mund te beje ndonje leshim, por jo shume, sepse ne fund te fundit, shkallen e triumfit te saj, Merkel e sheh edhe si mbeshtetje te dhene politikave te veta ekonomike. CDU-ja ka dhe nje tjeter as nen menge: deshtimi i krijimit te Qeverise nenkupton zgjedhje te reja dhe partite e tjera nuk kane garanci se do te dalin me mire, aq me teper ne keto rrethana.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB