Kina, embargo armësh Koresë së Veriut

24/09/2013 15:45

Kina bllokoi eksportin e një grupi armatimesh dhe teknologjie luftarake që mund të adaptohen për ndërtimin e armëve bërthamore në Korenë e Veriut.

Ministria kineze e Tregëtisë publikoi listën e armëve të bllokuara, që përfshin edhe katër komponentë që përdoren në sistemet raketore.

Sipas Pekinit, kjo lëvizje do të ndihmojë zbatimin e shtrëngimeve të rezolutatave të OKB-së mbi Penianin, pas refuzimeve të njëpasnjëshme të shtetit diktatorial për të hequr dorë nga programi i tij bërthamor.

Për analistët, ky pezullim tregon se Kina është duke mbajtur një qëndrim gjithmonë e më të vendosur ndaj një prej aleatëve të saj tradicionale.

Më parë, fuqitë perëndimore kishin kritikuar ashpër Kinën, për qëndrimin e dyfishtë që mbante ndaj Koresë së Veriut, duke mos kontribuar në zbatimin e rezolutave shtrënguese të miratuara nga Këshili i Sigurimit.

Top Channel