Kenia, përfundon pengmarrja

24/09/2013 00:00

Me një bilanc prej 72 të vrarësh, 61 prej të cilëve civilë, 6 ushtarë dhe 5 policë forcat keniane të sigurisë i dhanë fund pengmarrjes 4-ditore në qendrën tregtare “Westgate” në kryeqytetin Nairobi.

Presidenti i vendit, Uhuru Keniata tha se “Kenia turpëroi dhe mposhti sulmuesit, por humbjet janë të medha”, tha ai duke njoftuar edhe 3 ditë zie në nder të viktimave të sulmit terrorist.

Pesë pjestarë të komandës militante janë qëlluar nga ushtarët kenianë, ndërsa 11 të dyshuar janë arrestuar. Të pakten 62 persona ndodhen në spital, shume të tjerë po trajtohen për gjendje shoku.

Të shtunën, militantët islamikë mësynë qendrën e njohur tregtare ”Ëestgate”, duke hedhur granata dhe duke qëlluar me armë pronarët e dyqaneve dhe njerëzit.

Grupi islamik somalez “Al Shabab” mori përsiper sulmin, si shpagim për përfshirjen e ushtrisë keniane në operacionet kundër militantëve në Somali.

Presidenti Keniata tha se të tilla aksione terroriste nuk do të gjunjëzojnë Kenian në luftën e saj kundër terroristëve në Somali.

Top Channel