Kapiteni i “Costa Concordia”-s fajëson timonierin

24/09/2013 03:20

Kapiteni i “Costa Concordia”-s fajësoi timonierin indonezian të kryqëzorit turistik, për aksidentin që shkaktoi vdekjen e 32 pasagjerëve dhe mbytjen e anijes me vlerë 500 milionë dollarë në brigjet e Italisë gjatë 2012-s.

Francesco Schettino, i cili po ndiqet penalisht për neglizhencë në detyrë dhe braktisje të një mjeti në vështirësi deklaroi se timonieri u tregua shumë i ngadaltë në urdhërin për të ndaluar tragetin, duke shkaktuar përplasjen me shkëmbinjtë.

Në mbrojtjen e tij, Schettino pretendon se është bërë një “kokë turku” për të shpëtuar të tjerë nga faji.

Javën e shkuar, anija 290 metra e gjatë u nxorr nga fundi i detit ku ishte zhytur pjesërisht pranë ishullit të Giglios, në një operacion unik në historinë e tij.

“Costa Concordia” do të dërgohet më vonë gjatë vitit në një qendër metalurgjike, ku do të përdoret si skrap.

Ndërsa nuk është përcaktuar qartë vendndodhja e Schettinos në momentin e aksidentit, dihet që kapiteni, së bashku me oficerin e parë me shtetësi greke, ishin ndër të parët që braktisën anijen në kundërshtim me rregullat ligjore dhe morale të marinës.

Ishin marinarët e thjeshtë të kryqëzorit ata që drejtuan operacionet e shpëtimit të mbi 4 mijë pasagjerëve që ndodheshin në momentin e aksidentit në bord.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA