Inspektorët e OKB, sërish në Siri

24/09/2013 00:00

Qeveria ruse bëri me dijë se inspektorët e armëve kimike të OKB-së do të kthehen në Siri të mërkurën.

Zv/ministri i jashtëm Sergei Riabkov tha se ata do të hetojnë sulme të dyshuara kimike në zonat e Khan al-Assal, Sheikh Maqsoud and Saraqeb. këto ishin pikërisht tre zonat e para që inspektorët duhej të hetonin para sulmit të 21 gushtit në rrethinat e Damaskut që eklipsoi gjithcka tjetër.

Javën e shkuar, inspektorët konfimuan se në këtë sulm u përdor gaz sarin. Inspektorët nuk u pyetën që të zbulojnë se cila palë përdori gazin sarin, por vetëm të saktësonin nëse ishin përdorur apo jo armë kimike.

Sipas vendeve perëndimore, vetëm qeveria dhe forcat e presidentit Bashar al Asad kanë teknologjinë e nevojshme për opërdorimin e armëve kimike dhe ata janë fajtoreët e drjetpërdrejtë. Por naga ana tjetër, qeveria siriane dhe ajo ruse kanë sfiduar Perëndimin që të sjellë prova për këtë, ndërsa vetë akuzojnë rebelët për sulmin me armë kimike.

Top Channel