Gjermania, ekonomi stabël

24/09/2013 00:00

Ekonomia gjermane reagoi mjaft qetë ndaj rezultatit të zgjedhjeve
federale të së dielës në vend. Të hënën, tregjet nuk reaguan pothuajse
fare ndaj fitores së Angela Merkelit, që nënkupton vazhdimësinë e
politikave të saj.

Si bursa, ashtu edhe euro, nuk paten ndonje levizje te madhe. Ekspertet mendojne se kjo mund t`i detyrohet faktit qe nje lloj parashikimi mbi menyren si do te shkonin keto zgjedhje, ishte bere. Fakti qe FDP-ja mbeti jashte Bundestagut, eshte percjelle me keqardhje nga shume perfaqesues te ekonomise, te cilet e deshironin vazhdimesine e koalicionit konservatoro-liberal. Tani sipas këndvështrimit të tyre, mungon jo vetëm një parti, e cila ka qenë gjithnjë shumë pranë ekonomisë, por edhe një korrigjues i rëndësishëm i politikave fiskale.

Tema e taksës mbi transaksionet financiare është bërë e pranueshme për thuajse të gjitha partitë, me përjashtim të demokratëve të lirë, të cilët mbetën deri në fund kundërshtarë të saj. Me partitë e përfaqësuara në Parlamentin e ri, është bërë edhe më e mundur vendosja e një page minimale ligjore, nga pikëpamja e ekonomisë një temë e padëshëruar, për të cilën në të ardhmen FDP nuk do mund të thotë fjalën e saj.

Për Ulrich Grillo-n, president i Shoqatës Federale të Industrisë gjermane (BDI), keto kohe është folur së tepërmi për rishpërndarje: “Gjatë muajve të fundit të fushatës elektorale pak eshte permendur një politikë ekonomike dhe industriale në funksion të përmbushjes së objektivave”, tha ai ne televizionin gjerman.

Per çdo rast, pjesa më e madhe e përfaqësuesve të ekonomisë është e kënaqur që u shmang një kaos i mundshëm me rezultate të paqarta pas zgjedhjeve. Me fitoren e qarte te CDU-së, ne kendveshtrimin e tyre, u përftua vazhdimesi e bashke me te edhe siguri ne planifikim.

Top Channel