Blackberry do të shitet

24/09/2013 02:05

“Blackberry”, kompania prodhuese e smartfoneve do të blihet për 4.7 miliardë dollarë nga konsorciumi i drejtuar nga “Fairfax Financial”, aksioneri kryesor në Kanada.

Blerja do t’i lejojë kompanisë të mos kuotohet më në bursë dhe të ristrukturohet, pas dështimit të prodhimeve të saj të fundit si: “Blackberry Z10, Blackberry Q10 dhe BlackberryQ5”.

Përmes një njoftimit të shpërndarë sot, “Fairfex Financial” që ka 10 % te aksioneve duhet të shpenzojë 9 dollarë për një aksion.

Konsorciumi bleres do të kenë gjashte jave, për të analizuar gjendjen financiare te “Blackberry”-t dhe gjatë kësaj periudhe, kompania mund të marrë në konsiderate edhe oferta të tjera.

Javën e kaluar, “Blackberry” njoftoi shkurtimin e mbi 4 500 vendeve të punës dhe humbjen e rreth 960 milionë dollarëve për “smartphone”, “Blackberry Z10”, i pashitur ende, model ku kompania kishte mbeshtetur te gjithe shpresat per rikthimin e bujshem ne treg.  

Modeli, i cili funksionon me prekje te ekranit, pa tastiere kishte nje sistem operativ qe nuk u pelqyer edhe për mungesën e aplikimeve tashmë të njohura te “iPhone” apo telefonave “Android”.

“Blackberry”, dikur kompania më e njohur dhe e preferuar në Shtetet e Bashkuara pesoi nje renie te menjehershme dhe kjo, sipas eksperteve, sepse nuk rinovoje sistemin operativ të saj, gje qe solli edhe humbjen e klienteve.

Top Channel