
Presidenti Nishani ka vijuar viziten e tij ne Shtetet e bashkuara duke u
ndalur ne takime ne disa prej institucioneve fetare shqiptare te
qytetit te Detroidit.
Kisha Zoja Pajtore Shqiptare dhe ma pas Kisha Katolike e Shen Palit ishte ndalesat e para per kreun e shtetit
“Dëshiroj të ndaj me ju respektin më të madh në tërësi për diasporën shqiptare, vëcanërisht diasporën e SHBA-ve, kudo ku është për mbajtjen gjithmonë lart e emrit shqiptar, për mbajtjen gjithmonë gjallë të gjuhës sonë, gjuhës shqipe”, tha Nishani.
Me pas presidenti ka vizituar edhe Teqene Shqiptare te Bektashinjve dhe Qendren Islame Shqiptare duke ruajtur fokusin tek vlerat e bashkejeteses fetare dhe mirekuptimit qe percillet nga shqiptaret kudo qe ata ndodhen.
“Sot ne shqiptarët kemi një vlerë, të cilën duhet ta mbajmë lart e më lart, duhet ta promovojmë gjithnjë e më shumë, atë të harmonisë fetare me njëri-tjetrin, të tolerancës fetare, të respektit të tjetrit, ky është virtyt , për të cilin sot i gjithë njerëzimit ka më shumë nevojë se kurrë”, theksoi Nishani.
Gjate takimeve Presidenti i Republikes ka mare edhe nje proklamate nderi nga zyrtaret lokale amerikane, me motivacionin “per sherbim te shquar per Shqiperine dhe shqiptaret”.
Top Channel