Lufta në Lindjen e Mesme/ SHBA mbyll ambasadën në Arabinë Saudite dhe Kuvajt, zvogëlon praninë konsullore në disa vende të tjera të rajonit
Mes dhjetra personave që mbeten të bllokuar brenda qendrës tregtare “Westgate” në Nairobi të Kenias ishte edhe një familje britanike e përbërë nga tre persona, nëna Amber, vajza 6-vjeçare Amelie dhe vogëlushi i saj 4-vjeçar kurajoz, Elliot.
Themi kurajoz sepse me një qetësi të habitëshme, 4-vjeçari i vendosur përballë një prej terroristëve të armatosur që pak më parë i kishte plagosur të ëmën në këmbë, i kundërvihet atij duke i bërtitur: “Ti je një njeri shumë i keq!”.
Në mënyrë të pabesueshme, agresori që sic duket kuptonte anglisht, i vendosur përballë vogëlushit nuk tërheq këmbëzën e armës, por u afron dy fëmijëve nga një çokollatë dhe më pas i lë të lirë së bashku me nënë e tyre.
Familja britanike; vajza Amelie, djali Elliot dhe nena e tyre e plagosur ne kembe, Amber
Sulmi ndaj qendrës tregtare u mori jetën të paktën 65 persona dhe mbi 170 të tjerë janë plagosur. Autoritetet keniane njoftuan vetëm të martën se kishin vënë nën kontroll gjithë zonën. Sulmi u mor përsipër nga militantët e Al Shabab, grupi ekstremist me lidhje të forta me Al Kaedan që vepron në Somali.
Familja britanike e tronditur
Ky grup sulmoi qendrën tregtare si shenjë hakmarrjeje ndaj angazhimit të ushtarëve kenianë në Somali kundër luftëtarëve të këtij grupi.
Mes imazheve te kapura nga kamerat e sigurise eshte edhe ky qe tregon dy terroriste ne brendi te qendres tregtare
Top Channel