Mbyllen zgjedhjet parlamentare në Rusi, Putin pritet të konsolidojë sërish pushtetin pas garës pa opozitën Anëtarë të korit dhe fëmijë ishin mes 81 viktimave të sulmeve vetvrasëse në një kishë protestante në veri-perëndim të Pakistanit.
Ky ishte njëri prej sulmeve më të përgjakëshme ndaj të krishterëve në Pakistan ku mbetën të plagosur gjithashtu mbi 120 persona.
Sulmi u ndërmor në qytetin e Peshauarit në kohën kur rreth 500 persona ndodheshin në ambientet e kishës. Mësohet se dy autorët hodhën veten në erë sapo mesha përfundoi.
Dëshmitarët thanë se ata hynë nga porta kryesore e kishës dhe hodhën veten në erë në mes të turmës së njerëzve.
Sulmi u mor përsipër nga talebanët që operojnë në Pakistan. Sipas tyre akti kamikaz ishte një hakmarrje për bombardimet amerikane në zonat tribale të Pakistanit. Ndërkohë komuniteti i krishterë në vend dënoi ashpër sulmin dhe kritikoi autoritetet që sipas tyre janë të paafta t’i mbrojnë dhe të përballen me ekstremistët.
Top Channel