
Presidenti i Republikës Bujar Nishani i ka dhënë dekoratën Gjergj Kastrioti Skënderbeu katedrales së Fan Nolit në Boston.
Dekorata qe i eshte dorezuar At Artur Liolinit ka patur motivacionin si vater e rendesishme historike e ruajtjes se trashigimise dhe tradites kombetare shqiptare. Luftetare per pavaresine e republikes se Shqiperise dhe ate te Kosoves, per ruajtjen e konsolidimin e sovranitetit te tyre dhe rritjes se profilit te shqiptareve ne Shtetet e Bashkuara.
Kreu i shtetit e vuri theksin tek roli qe ka luajtur kjo kishe qe prej themelimit te saj e deri me sot ne mbeshtetje te çeshtjes kombetare. Per presidentin Nishani kjo katedrale eshte simbol i bashkimit dhe bashkëjeteses fetare duke patur parasysh, siç tha ai, se ajo eshte kthyer ne shtepine e te gjitheve shqiptareve qofshin keta myslimane apo te krishtere.
Me heret zoti Nishani ka kryer homaxhe edhe ne varret e Faik Konices e Fan Nolit ne ‘Forest Hills’ ne Boston.
Kreu i shtetit ka patur edhe takime me shqiptare te ketij qyteti ku u ndal te roli i madh i luajtur nga ky komunitet ne momente delikate per vendin. Një rëndësi të veçantë në fjalën e tij, Presidenti Nishani i kushtoi bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, si edhe rujatjes dhe trashëgimit të gjuhës, kulturës, traditave dhe virtyteve kombëtare te brezat e rinj, në SHBA.
Në vijim te vizites zoti Nishani ka qene edhe ne Detroit ku i ka akorduar dekoraten ‘Nderi i Kombit’ Kishes Katolike te Shen Palit, kishes Zoja Pajtore e Shqiptareve, Teqese Bektashiane Shqiptare dhe Qendres Myslimane Shqiptare ne Michigan. Presidenti ka zhvilluar takime edhe ne kete qytet ku serish ne qender te fjales se tij ka patur harmonine dhe bashkjetesen fetare si nje vlere e çmuar e kombit shqiptar.
Top Channel