Merkel fiton një mandat të tretë

23/09/2013 00:00

Kancelarja Angela Merkel do të drejtojë Gjermaninë për një mandat të tretë radhazi, pasi partia e saj u rendit e para me një diferencë të ndjesshme në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës.

Ndërsa falenderoi gjermanët për besimin e dhënë, vetë Merkel i kërkoi anëtarëve të partisë së saj që të festojnë këtë “super rezultat”.

“Do të ndryshojmë së bashku Gjermaninë në katër vitet e ardhshme, duke e bërë atë një vend edhe më të fortë e të begatë”, deklaroi Kancelarja në fjalimin e saj falenderues.

Megjithatë, koalicioni i preferuar i Kancelares, ai me Partinë e Demokratëve të Lirë është në rrezik, pasi kjo forcë politike duket se nuk i ka arritur të grumbullojë 5% të votave të nevojshme për të kaluar pragun zgjedhor.

Të dhënat nga “exit-poll” dhe nga numërimi i pjesës më të madhe të kutive tregojnë se PDL mbetet në 4,7%, ndërsa një zyrtar i lartë i partisë konformoi dyshimet duke thënë se “po përjetojmë orën më të trishtë”.

Në këto kushte, CDU e kancelares Merkel, e cila ka grumbulluar 42% të votës kombëtare, mund të jetë e detyruar që të bëjë një koalicion të gjerë me forcën e dytë më të madhe të vendit, socialdemokratët e Steinbrueck, që fituan 26% të votave.

Partitë e tjera që arrijnë në parlament janë ish-komunistët e Partisë së Majtë, që grumbulluan 8,5% dhe Partia e të Gjelbërtve, me 8%.

“Alternative fur Deutschland”, një forcë që avokaton tërheqjen e Gjermanisë nga euro mbeti fare pranë Bundestagut, duke grumbulluar 4,9%.


“Mamaja” e fortë e gjermanëve   


Në Gjermani askush nuk e ve ne dyshim se për Angela Merkelin, kjo ishte një fitore e madhe. Tani nisin të bëhen llogaritë e fundit zgjedhore; liderët politikë përgatiten t`i hyjnë negocjatave për një koalicion të qëndrueshëm e dominues; por ne fund eshte Merkeli ajo qe lundron e qete drejt mandatit te trete qeverises.

Eshte nje triumf personal i kancelares dhe partise se saj kristiandemokrate. Merkeli ishte fokusi i te gjithe perpjekjeve publicitare, boshti i fushates u mbeshtet rreth saj. Ne banerat e CDU-se, e quanin “mamaja”.Shpjegimi gjendej me poshte: mamaja eshte gjithmone aty per ju. Nuk i behet vone per pamjen e saj, por do ta keni gjithmone mbeshtetje. Ndonjehere do t`ju kerkoje te pastroni dhomen, por perhere do te kujdeset per ju”. Dhe ky ishte ne thelb, apeli per shume prej votuesve.

Ne kohe te veshtira, CDU-ja e projektoi si njeriun me te besuar. Disa prej posterave te fushates, e paraqesnin me duart te mbledhura bashke dhe gishtat ne formen e nje diamanti apo zemra, sic i mban shpesh neper foto, zyrtare ose jo. Mjaft gjermane e pelqejne pamjen e saj te nje personi te zakonshem, te thjeshte, pa shume perkedhelje e fjale te teperta.

Ne fund te nje dite te ngarkuar me takime ministrore, Merkelin e kane pare ne supermarket me te njejtin kostum pune duke blere perime e vaj ulliri. Kur e kane pyetur ç`eshte Gjermania per te, Merkeli eshte pergjigjur: Dritare qe puthiten mire!

Imazhin e diamantit Merkel, partite e tjera e kane pasur te veshtire ta cenojne. Socialdemokratet i sulmuan fort politikaet e kancelares, sidomos rritjen e varferise gjate qeverisjes se saj. Por nje prej problemeve te trye te medha ishte nje ish kancelar social-demokrat, Gerhard Shreder, qe ndermori reforma aspak popullore te tregut te punes, te cilat sipas kritikeve, e bene shume te lehte marrjen ne pune e po kaq te lehte, edhe pezullimin. Padyshim, Merkelin kaq gjate ne pushtet nuk e mbajti vetem imazhi. Eshte e qarte se nje kolaps i ekonomise do te nenkuptonte rrezimin e saj. Por fakti qe Gjermania vazhdoi te rritej shume me e fuqishme se kombet e tjera europiane, ka qene vendimtar. Perpos kesaj, Merkeli pershtatet shume lehtesisht. Ajo ka ate qe nje moderator vendas e quajti “intuite per pushtet” dhe kundershtaret tani me shume se kurre po kuptojne qe e kane nenvleresuar.

Top Channel