Aksident në Fier/ Motori përplaset me makinën, lëndohet një person Kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi se përveç abuzuesve që ndërtojnë
pa leje nuk do lihen jashtë vëmendjes edhe institucionet që kanë lejuar
këtë situatë.
Ai ka komentuar edhe çeshtjen e kultivimit të drogës në Lazarat, si dhe shumë krime te ndodhura në qytetin e Vlorës. Kete deklarate Llalla e ka bërë ndërsa ndodhej në Prokurorinë e Vlorës.
“Ky është një interes i vazhdueshëm për hetimin e veprave të ndryshme pelane, aq më tepër të këtij fenomeni që është bërë fenomen tepër shqetësues për qytetin e Vlorës, në të cilin e konstatojmë se përgjegjësia nuk është vetëm e personave që ndërtojnë në mënyrë jo të ligjshme, por më së tepër përgjegjësia më së pari i takon atyre zyrtarëve lokalë të cilët kanë lejuar ndërtimin e objekteve në mënyrë jo të ligjshme”, tha Llalla.
Prokurori i Përgjithshem Adriatik Llalla ka prezantuar ne Vlore prokurorin e ri Kosta Belulin, i cili vjen nga Prokuroria e Krimeve te Renda.
Top Channel