Egjipt, pezullohen aktivitetet e Vëllazërisë

23/09/2013 23:20

Gjykata egjiptiane pezulloi ditën e hënë të gjitha aktivitetet e Vëllazërisë Muslimane.

Gjykata e Çështjeve Urgjente në Kajro përcaktoi se vendimi do të zbatohet në të gjitha nivelet e lëvizjes islamike, në strukturat e saj joqeveritare dhe filialet e tjera.

Gjithashtu, vendimi i gjykatës urdhëron qeverinë e përkohshme që të sekuestrojë të gjitha fondet e Vëllazërisë dhe të formojë një panel për të administruar asetet e ngrira deri në apelimin e çështjes.

Ushtria që për momentin kontrollon qeverinë e vendit ka lëshuar një aksion të gjerë ndaj Vëllazërisë që prej largimit me forcë nga detyra e presidentit islamist të zgjedhur me votë, Mohammed Morsi, në datën 3 korrik.

Më parë gjatë shtatorit, Vëllazëria Muslimane u nxorr jashtë ligjit në Egjipt dhe ky vendim konsiderohet si goditja përfundimtare ndaj Vëllazërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA