Draghi: Rimëkëmbja e lehtë

23/09/2013 00:00

“Të dhënat e fundit tregojnë se aktiviteti ekonomik në zonën euro do të vazhdojë rimëkëmbjen e lehtë në tremujorin aktual, pavarësisht prodhimit të dobët në korrik”.

Është ky vlerësimi i presidentit të BQE-së, Mario Draghi, gjatë një fjalimi të mbajtur në Parlamentin Evropian, ku ka konfirmuar se politika monetare do të duhet të vazhdohet për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

“Dinamika e kredidhënies mbetet e nënshtruar. Kanë rënë huatë tek privatët dhe sipërmarrjet dhe kjo tregon gjendjen e ciklit ekonomik. Përmirësimi domethënës i kapitalizimit të bankave në verën 2012 nuk është përkthyer ende në kredidhënie më të lartë”, ka thënë Draghi.

Në planet afatmesme dhe ato afatgjatë pritjet për inflacionin vazhdojnë te mbeten të pandryshueshme, në linjë me stabilitetin e çmimeve – ka saktësuar presidenti i BQE-së që shton se – pritet që perspektiva për zhvillimin e çmimeve të jetë e balancuar në termin afatmesëm.

“Programi i njohur si mburoja anti-krizë ka shmangur skenare shkatërruese për eurozonën, duke përbërë një instrument të dobishëm për promovimin e reformave dhe futjen e ekonomisë në rrugën e një rritjeje të qëndrueshme”, ka vijuar më tej Draghi.

Top Channel