
Cate Blanchet, e cila kohët e fundit ka pasur sukses me interpretimin e saj në ‘Blue Jasmin’ të Woody Allen, tashmë do të kalojë pas kameras për debutimin e saj si regjisore.
‘The Dinner’, përshtatja e thrillerit hollandez të Herman Koch, do të jetë filmi i parë në regji i aktores australiane. Sipas ‘Sydney Morning Herald’, skenari i filmit do t’i besohet shkrimtarit Oren Moverman dhe nuk dihet ende nëse vetë Blanchet do të ketë rol në film.
Dy familje borgjeze, secila me një djalë 15-vjeçar të përfshirë në një vrasje brutale të një gruaje të pastrehë, bëjnë gjithçka për të mbrojtur djemtë e tyre. Kjo është historia e këtij filmi.
Kate Blanchet ka fituar një Golden Globe për interpretimin në filmin ‘Elizabeth’ dhe një Oscar për rolin tek ‘The Aviator’ të Martin Scorsese. Aktualisht është e zënë me xhirimet e filmit Hirushja, ku luan rolin e njerkës.
Top Channel