Akuzat për vrasjen e Dianës

23/09/2013 00:00

Një ushtarak britanik, i cili njihet me incialin N dhe që pretendon se
Princesha e ndjerë Diana, është vrarë nga nje njesi e posacme e forcave
speciale britanike, SAS, njoftohet se eshte larguar nga Britania.

Media vendase raporton se ushtaraku eshte arrastisur perpara dia ditesh drejt Emirateve te Bashkuara Arabe, vetem disa dite perpara se te merrej ne pyetje nga hetuesit e Scotland Yard-it.

Pretendohet se ushtaraku i ka thene ish-gruas se tij se Princesha, nena e Mbretit te ardhshem te Anglise, princit William, eshte vrare nga nje njesi speciale ushtarake, e cila i ka leshuar drite te fuqishme ne fytyre shoferit te makines perpara se ajo te perplasej ne nje tunel te Parisit ne vitin 1997.

Spekulohet se presioni per marrjen ne pyetje, qe kur kjo histori fillloi perpara nje muaji mund te kete qene arsyeja e largimit te tij nga Britania ne prag te marrjes ne pyetje.

Scotland Yard-i eshte duke kaluar ne site çdo informacion te ri per vdekjen e Princeshës Diana, per te pare se sa relevnate dhe te besushme jane informacionet e reja. Per vdekjen e Princeshës eshte bere nje hetim zyrtar dhe seance gjyqesore e cila ka zgjatur 90 dite, ku jane marre si deshmitare 250 veta dhe jane shpenzuar nga policia, rreth 8 milione sterlina.

Hetimi i Lordit Stevens konkudoi se Diana nuk ishte vrare nga spiunet britanikë, as nga Duka i Edinburgut, burri i Mbretereshes, madje ajo as nuk ishte as shtatzene ne ate kohe me te dashurin e saj me origjine egjyptiane Dodi al Fayed.Nje zedhenes i Familjes al Fayed tha se nuk kane asnje koment per te bere, por thane se “jane te interesuar per rezultatin” dhe shtoi se kishin besim se policia do hetonte informacionet me seriozitet.

Mendohet se largimi nga Britania e Madhe e ushtarakut qe ka bere pretendimin e fundit, e ben me te komplikuar kete hetim per rrethanat e vdekjes se ish-Princeshes Diana, per te cilen ka nje interes mjaft te madh nga publiku britanik dhe me gjere.

Top Channel