Administrata e Obamës, e bllokuar

23/09/2013 00:00

Rreziku i mbylljes së Qeverisë federale në Shtetet e Bashkuara nuk është
kapërcyer ende. Ndersa ka mbetur vetem nje jave nga bllokimi total i
punes, nuk ekziston nje formule e qarte mbi menyrat sesi do te zgjaten
fondet për funksionimin e administrates, per sa kohe Kongresi mbetet
thellesisht i perçare ne vija partiake lidhur me reformen e kujdesit
shendetesor.

Dite me pare, Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët votoi për të mbajtur në punë Qeverinë federale, me kushtin te anuloheshin fondet e programit shëndetësor. Tani beteja është zhvendosur në Senat, ku republikani Ted Cruz nga Teksasi është zotuar të luftojë me të gjitha mënyrat që të miratohet varianti i Dhomës së Ulet.

Demokratët, qe kontrollojne Senatin, nuk lekunden nga pozicioni i tyre per mosaprovimin e nje ligji i cili nuk perfshin fondet ne fjale.

Senatorja Amy Klobuchar tha në emisionin ‘Meet the Press’ të rrjetit NBC se republikanët po rrezikojnë ekonominë e vendit vetem per te arritur disa përfitime të ngushta politike. Lojra te tilla, ku perfshihet mbyllja e Qeverisë apo rreziku për të mos paguar këstet e borxhit, jane gjeja e fundit qe amerikanet presin prej nesh, eshte shprehur ajo. sondazhet tregojne se pjesa me e madhe e amerikaneve jane mjaft skeptike ndaj ligjit qe synon te rrise numrin e personave me sigurime shendetesore, por shume prej tyre e kundershtojne nderkohe mbylljen e Qeverisë si reagim ndaj reformes.

Nëse Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati nuk bien dakord për t’i dhënë administratës autoritetin për shpenzime, mbyllja e kufizuar e qeverisë federale hyn ne fuqi ne 1 tetor.

Top Channel