
Në festivalin muzikor iHeart Radio që po zhvillohet në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të shtunën u ngjit në skenë Miley Cyrus, këngëtarja e cila u kritikua shumë pas performancës së saj në “MTV Video Music Awards” për veshjen dhe gjestet në skenë.
Mesa duket, 20-vjeçarja nuk do t’ia dijë për kritikat pasi sërish u ngjit në skenë shumë pak e veshur dhe përsëriti të njëjtat gjeste si para disa javësh.
Cyrus mori pozicione provokuese, nxorri shpesh gjuhën dhe preku veten gjatë performancës.
Përpara disa ditësh, Cyrus u shpreh në një intervistë për MTV se nuk i dëgjon kritikat negative pasi “kështu e ka industria e muzikës pop”.
“Këto gjëra gjithmonë kanë ndodhur. Nuk është diçka e re reklama negative që po më bëhet. Unë mendoj se është fantastik fakti që ende flitet për performancën time në MTV VMA”, tha Cyrus.
Top Channel