Ndërsa Parlamenti i ri hyn në javën e trete të konstituimit te tij, komisionet parlamentare mbeten ende të pangritura, ashtu sikundër edhe zëvendësimi i ministrave me deputetet e rinj nuk është bërë ende.

Burimet të “TCH” bëjnë me dije se dorëzimi i mandateve nga ministrat, përmes aktit të deklarimit të dorëheqjes prej tij është në proces, por mbeten të rezervuar për konfirmimin se kush prej tyre ka nënshkruar deri tani deklaratën e tërheqjes nga mandati.  

Por, ajo që konfirmohet me siguri është dorëzimi i mandateve jo në grup prej të gjithë ministrave.

Për të mos krijuar vakum votash në Kuvend pasi plot 16 ministra janë edhe deputetë, ky proces do të bëhet pjesë pjesë dhe i shtrire në kohë.

Zëvendësimi i tyre me emrat që vijne nga me poshtë listës së kandidatëve për deputetë dhe që sipas kodit janë të privilegjuara femrat do të sjelle edhe lëvizje nëpër komisionet parlamentare, propozimi për të cilat nuk është bërë ende nga partitë.

Parlamenti mbetet ende i pakonstituar edhe në struktura të tjera, pa miratimin e të cilave legjislativi nuk hyn dot në rrjedhen normale.

Është byroja parlamentare që ende nuk është ngritur, ndërsa grupet kuvendore kanë propozuar vetëm drejtuesit e tetë komisioneve, ndërsa nuk ka ende konfirmim për zhvillimin e seances së kesaj jave që vjen, i cili duhet të nisë punën nga projektligjet e mbetura në sirtarin e Kuvendit nga legjislatura e kaluar.  

Të mbartura nga sesioni i kaluar janë 16 projektligje, kryesisht marrëveshje dhe përmirësime ligjesh egzistuese, ndër to edhe buxheti faktik i 2012-tës, diskutimi për të cilin pritet me interes në kushtet e ndërrimit te pushteteve, pasi do të jetë opozita që do ta mbrojë.  

Por, nuk do të nise me debate as projektligji i pare i qeverise Rama, i cili eshte vendosur tashme ne axhenden e Parlamentit, “projektligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, që në thelb zhbën ligjin e qeverisë Berisha të 2011-s, duke ndaluar hyrjen në Shqiperi nga vendet e tjera të të gjitha mbetjeve dhe përpunumin e tyre në vendin tonë. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA