Si arriti Izraeli të ekzekutonte Khamenein? Kamerat e rrugëve të Teheranit ishin hakeruar prej vitesh, pamjet transmetoheshin në Tel Aviv
Bilanci i vdekjeve në një qendër tregtare të kryeqytetit të Kenias, Nairobi, ku të shtunën u “pushtua” nga militantët e al-Shababit, tani llogaritet në 59, ndërsa 175 persona kanë mbetur të plagosur.
Joe Lenku, një ministër i qeverisë keniane, bëri të ditur këtë bilanc tragjik duke shtuar se 1000 persona kanë arritur të largohen nga godina pasi ajo u sulmua. Ai shtoi se në ndertesë ndodhen 10-15 militantë të al-Shababit, të cilët po mbajnë peng disa persona, numri i të cilëve nuk dihet ende.
Qendra tregtare e sulmuar konsiderohet një ndër më luksozet në kryeqytet, e për këtë arsye tërheq mjaft të huaj, por edhe vendas të kamur, një pjesë e të cilëve me origjinë indiane.
Kjo është një situatë që kalon përmes racash, fisesh e kombësish, thotë BBC. Grupi ekstremist somalez al-Shabab e bëri shumë shpejt të qartë se sulmi ishte një kundërpërgjigje ndaj operacioneve ushtarake keniane në vendin e tij, Somali.
Në jug të Somalisë janë të dislokuara rreth 4.000 trupa nga Kenia, të cilat luftojnë me militantët që prej vitit 2011.
Top Channel