Në nivelin më të lartë kalon në Greqi hetimi për “Agimin e Arte” pas ndërhyrjes së prokurorit të Gjykatës Supreme, që ka urdhëruar fillimin e një hetimi paraprak përsa u takon 32 rasteve të dosjes penale të kesaj partie që ministri i Rendit i ka dorëzuar kësaj gjykate, e cila dhe do të përcaktojë nëse midis akteve te tjera ekziston edhe ai i krijimit të një organizate kriminale.

Ky zhvillim në Greqi vjen pesë ditë pas vrasjes së një muzikanti antifashist nga një neonazist, anëtar i kësaj partie, në një moment kur shtypi grek i së dieles zbulon nga intervista të ndryshme të anëtarëve aktuale ose atyre që kane braktisur këtë parti, mënyrën e funksionimit dhe të organizimit të saj.

“Për çdo gjë që ndodh është në dijeni kryetari i kesaj partie qe thekson se duhet vepruar gjithnje si grup dhe jo te veçuar, sepse keshtu edhe mbulimi do te jete me i plote”, theksohet ne nje interviste per gazeten “Ethnos”.

Duke shpjeguar pse ka thyer heshtjen, anetari i “Agimit te Arte” sqaron se nuk pajtohet me vrasjen e nje greku.

“Jam nje nacional-socialist, shembulli im ishte Hitleri dhe vazhdon te jete”, thote ai. “Shumica jone beson tek ai, ndaj kemi shitur shpeshehere librin e tij “Jeta ime”. Por, nga ana tjeter ka nje shpelarje truri, nuk ekziston si qenie, nuk mund te thuash mendimin tend. Gjithashtu askush nuk e di se ku shkojne parate nga anetaresimi, nga shitja e bluzave, flamujve te partise dhe kapeleve me simbolet e saj”.

Ndersa tek gazeta “To Vima” zbulohet midis te tjerash se “Agimi i Artë” ka një strukturë të plotë ushtarake me të paktën 3 000 njerëz të gatshëm për gjithçka.

Ekzistojne rreth 50 toga te mëdha për konfrontimet ne rruge dhe po kaq grupe me gjashte vete, kryesisht komando, per goditje te organizuara dhe te percaktuara, siç jane ato ndaj emigranteve te huaj apo armiqve te partise.

Ne shumicen e rasteve na stervitin anetare te forcave te nderhyrjes se shpejte -pershkruan nje neonazist tjeter.

Nderkohe, menjehere pas nderhyrjes se prokurorit te Gjykatesse Larte qeveria greke ka udheruar me ane te nje propozimi legjislativ,te nderpritet subvencionimi shteteror i kesaj partie, ndersa specialiste te krimit ekonomik kane filluar nje hetim te gjithe veprimtarise financiare te saj, si pjese e nje plani te gjere qeveritar per asgjesimin e kesaj force politike.

Shenje e pare e reduktimit te fuqise se Agimit te Arte jane disa sondazhe te oreve te fundit, ku vihet re nje hemoragji e madhe per te gjitha partite, por sidomos per potencialin e neonazisteve, megjithese ende sipas statistikave, ne se sot do te zhvilloheshin zgjedhjet, greket qe do e votonin kete force do te ishin perseri rreth 500.000 vete , nje shifer e konsiderueshme per nje vend si Greqia.

Top Channel