Spanjë, Juan Carlos nuk do të abdikojë

21/09/2013 03:20

Mbreti i  Spanjës, Juan Carlos nuk do të abdikojë, pavarësisht problemeve të tij shëndetësore.

Monarku 75-vjeçar e ka pasur të pamundur së fundmi të shfaqet në publik dhe të kryejë funksionet e tij, por oborri saktësoi se abdikimi nuk është një mundësi që mbreti të ketë konsideruar ndonjëherë.

“Kjo mundësi nuk është konsideruar kurrë”, deklaroi zëdhënësi Rafael Spotorno.

Juan Carlos pritet t’i nënshtrohet në javët e ardhshme një operacioni, për shkak të dhimbjeve që ndien në ije, e dëmtuar një vit më parë gjatë një rrëzimi të pësuar gjatë gjuetisë.

Monarku i  është nënshtruar në shtatë vitet e fundit një serie operacionesh, përfshi ndërrimin artificial të ijes dhe një tjetër operacion në shtyllën kurriroze.

Rezultatet e sondazheve në Spanjë tregojnë se Juan Carlos vazhdon të gëzojë mbështetje në shumicën e popullsisë dhe më pas se gjysma mendojnë se duhet të heqë dorë nga froni në favor të të birit 45-vjeçar, Princit Felipe.

Top Channel