Serbia do të përpiqet që të sigurojë mbështetje sa më të gjerë nga
vendet e BE që do të kundërshtojnë kërkesën e Gjermanisë dhe Britanisë,
që bisedimet e Beogradit me Brukselin të fillojnë me hapjen e kapitullit
për Kosovën.

Gazeta serbe “Novosti” shkruan se qëllimi i Beogradit është që në versionin final të kornizës së bisedimeve të anëtarësimit, për të cilën duhet konsensusi në Bruksel, të mos futet e gjithë pakoja gjermano-britanike me nëntë pika, por që të paktën ajo të zbutet.

“Serbia do të përpiqet që të lobojë që të mos hapet kapitulli 35, ai për Kosovën dhe që normalizimi i marrëdhënieve Beograd-Prishtinë të mos pengojë fillimin negociatave për fusha të tjera”, shkruan “Novosti”.

E përditshmja serbe shkruan më tej se shumë shtete, jo vetëm pesë anëtaret e BE që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk pajtohen me kushtet gjermano-britanike dhe shefat e diplomacive të vendeve anëtare më 30 shtator do të bisedojnë për këtë çështje.

Top Channel