Kroacia vuan nga një nivel i konsiderueshëm ksenofobie, i cila duhet të merret seriozisht dhe të luftohet prej autoriteteve, sipas një studimi të Qendrës së Studimeve mbi Paqen.

Studimi, i realizuar në periudhën maj-qershor 2013 mbi 800 të anketuar tregoi se niveli i mospranimit të emigrantëve është dukshëm i lartë, ndërsa ksenofobia e gjithpranishme, sidomos ndaj shtetasve serbë e kinezë.

Në bazë të grupeve etnike, më të diskriminuarit mbeten romët, prej 44% e popullsisë, ndjekur prej emigrantëve nga vendet e Europës Lindore me 14%.

Të ndarë mbi shtetësinë, serbët janë më pak të pëlqyerit me 38% e të anketuarve që shprehen se nuk dëshirojnë të kenë asnjë kontakt me ta, ndjekur nga kinezët me 32% dhe arabët me 27%.

Në një prej direktikave të Bashkimit Europian pas anëtarësimit më parë gjatë vitit, Zagrebit i kërkohet që të bëjë më shumë për të luftuar diskriminimin, nëpërmjet miratimit të ligjeve të përshtatshme dhe një fushate më të fuqishme sensibilizuese në publik.

Top Channel