OKB, kritika Italisë për refugjatët

21/09/2013 00:00

Një eksperte e OKB-së për trafikun e qënieve njerëzore i bëri thirrje
Italisë që të bëjë më shumë për t’u përballur me problemin.

Pas një studimi të detajuar të çështjes në Itali, ekspertja Joy Ezeilo deklaroi se ka arritur në përfundimin se situata po përkeqësohet.

Ajo citoi disa raste kur viktimat ishin detyruar të përfshiheshin në tregtinë e seksit ose në punë të detyruara.

Pozita gjeografike e Italisë dhe bregdeti i saj e bëjnë jashtëzakonisht të cënueshme nga trafikantët e qënieve njerëzore.

Zonja Ezeilo tha për BBC se kishte dëgjuar dëshmi, përfshirë atë të një gruaje të re aziatike, që kishte pësuar një dhunë kaq të tmerrshme në një qendër strehimi dhe si pasojë ka humbur shikimin.

Ndërsa një grua nigeriane i tha ekspertes se si ishte detyruar të prostituohej dhe se trafikantët i kërcënonin familjen për borxhet që ajo u detyrohej për udhëtimin në Evropë.

Zonja Ezeilo tha gjithashtu se kërcënimi kriminelëve të përfshirë në skllavërinë moderne të ditëve të sotme sa vjen e rritet.

“Mungesa e ndëshkimit të trafikantëve dhe guximi i tyre për të ushtruar dhunë ndaj personave të trafikuar në mënyrë që t’i përdorin për qëllimet e tyre po bëhet gjithmonë e më i rrezikshëm”, deklaroi ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB