
Presidenti Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama ndodhen në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës në krye të dy delegacioneve të ndryshme, por që do
të jenë bashkë gjatë veprimtarisë “Nisma Globale Klinton 2013, që do të
zhvillohet në New York, në datat 23-26 shtator.
Ata jane ftuar nga ish-presidenti amerikan Bill Klinton per te qene pjesemarres ne kete aktivitet te pervitshem, ku marrin pjese personalitetet nga e gjithe bota. Ky pritet te jete edhe takimi i pare mes kreut te shtetit dhe Kryeministrit te ri, pas ceremonise se betimit te Qeverise nje jave me pare dhe pas vendimit ne mbledhjen e pare te kabinetit Rama per heqjen e fotografise se Presidentit nga zyrat e shtetit dhe zevendesimin me ate te Ismail Qemalit, vendim ky qe edhe publikisht nuk u mireprit nga zoti Nishani.
Ne axhenden e Kryeministrit Rama parashikohet edhe takimi me Presidentin e Bankës Botërore Jim Yong Kim, ish-Kryeministrin britanik Tony Blair dhe mbajtja e një leksioni në “Forumin e Liderëve Botërorë” në Universitetin e Kolumbias. Po ashtu Rama do të marrë pjesë në sesionin e 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizates se Kombeve të Bashkuara dhe do të mbajë një fjalim në debatin e përgjithshëm të këtij sesioni.
Gjatë vizitës në New York shefi i Qeverise do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me përfaqësues të shteteve të ndryshme, një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB Ban Ki Moon, si dhe do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama.
I shoqeruar nga Ministri i Jashtem Ditmir Bushati, Kryeministri do të zhvillojë një seri takimesh me komunitetin shqiptar që jeton në New York, si edhe me Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe Dhomën Shqiptaro Amerikane të Tregtisë.
Nderkohe edhe axhenda e Presidentit Nishani përfshin edhe disa takime të rëndësishme me organizma dhe përfaqësues të shtetit amerikan si dhe me ata të komunitetit shqiptar në Boston, Detroit dhe New York.
Top Channel