Korea Veriut shtyn riunifikimin familjar

21/09/2013 00:00

Korea e Veriut ka shtyrë bashkimet e familjeve të ndara nga Lufta Koreane, ka njoftuar qeveria e Penianit me një deklaratë për shtyp.

Deklarata nuk jep detaje për vendimin por akuzon konservatorë të paidentifikuar në Korenë e Jugut për “armiqësi” ndaj Veriut. Qeveria koreano-jugore nuk i është përgjigjur ende njoftimit.

Korea komuniste është e njohur për deklarata të tilla kundër qeverisë së Seulit. Shtyrja e programit përbën një hap prapa pas disa javësh përmirësimi gradual të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Marrëdhëniet mes dy Koreve arritën minimumin më herët gjatë vitit kur Veriut vendosi një vijë ushtarake me Jugun në muajin mars, që pasoi testin e tretë bërthamor në shkurt, i cili solli edhe sanksionet ndërkombëtare.

Dy Koretë kishin planifikuar gjashtë, nga data 25 deri në 30 shtator, që familjet e ndara nga lufta e viteve 1950-53 të takoheshin pas një ndarjeje të gjatë.

Por Komiteti për Riunifikimin Paqësor në Penian deklaroi: “Ne shtyjmë vendimin derisa të krijohet një atmosferë normale për bisedime dhe derisa negociatat të ecin përpara”.

“Për sa kohë qëndrimi konservator i Jugut në marrëdhëniet ndërkoreane do të vazhdojë, një çështje kaq e ndjeshme si ajo e bashkimit të familjeve nuk mund të zgjidhet”, vijoi komiteti.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se bashkimi i familjeve do të kishte qenë një eveniment simbolik dhe do të kishte qenë i pari pas tre vjetësh për familjet e ndara nga lufta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA