Hollande-Rouhani konfirmojnë takimin

21/09/2013 01:35

Presidenti i Francës, Francois Hollande, bëri me dije se do të takohet me homologun e tij iranian, Hassan Rouhani, me rastin e pjesëmarrjes së përbashkët në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

Takimi mes dy liderve do të vijë ndërsa Rouhani ka shfaqur shenja të një vullneti hapje dhe mbajtje të marrëdhënieve më miqësore me perëndimin, në krahasim me paraardhësin e tij Mahmoud Ahmadinejad.

Burime të cilat nuk kanë gjetur një konfirmim zyrtar janë shprehur se Rouhani do të takohet edhe me presidentin Barack Obama gjatë javës së ardhshme.

Nëse kjo do të ndodhë, takimi do të përbënte një kthesë epokale në marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Iranit.

Sipas axhendës së takimit të përbashkët, bisedimet midis Hollande dhe Rouhanit do të përqendrohen në luftën siriane dhe çështjen e armëve bërthamore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA