Pak ditë pas Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus konfirmuan ndarjen e tyre, aktori fotografohet në një moment intim me të dashurën e tij të re, yllin meksikan të kinematografisë, Eiza Gonzales.
Pasi kaloi tre vjet me këngëtaren e “Wrecking Ball”, 23-vjeçari duket se është duke kthyer shumë shpejt faqe në jetën e tij.
I irrituar nga disa zgjedhje të Cyrus në karrierën e saj dhe vendimi për të performuar gjysmënudo dhe në atë formë ekstragante në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “MTV”, Hemsworth mbylli përfundimisht historinë me të fejuarën e tij.
E ndërsa Miley vazhdon të skandalizojë duke u zhveshur gjithmonë e më shumë në videoklipet dhe shfaqet e saj në publik, aktori duket se tashmë mund të shijojë lidhjen e tij të re.
Top Channel