Si arriti Izraeli të ekzekutonte Khamenein? Kamerat e rrugëve të Teheranit ishin hakeruar prej vitesh, pamjet transmetoheshin në Tel Aviv
Më 2011 kancelarja gjermane Angela Merkel tha se; “nëse dështon euro, dështon Europa, por kjo nuk do të ndodhë”.
Kjo fjali u shndërrua në motivin e politikës së saj për menaxhimin e krizës europiane. Megjithëse fillimisht ngurroi të miratonte ndihmat financiare për vendet në vështirësi, ajo mori pjesë në ndërtimin e strehëzave të shpëtimit, shkurtimin e borxheve dhe në fund u pajtua për blerjen e titujve shtetërore të borxhit nga Banka Qendore Europiane.
Duke kthyer kokën prapa, Bashkimi Europian, nuk është i njëjti. Janis Emanulidis nga Qendra e Politikës Europiane në Bruksel, i cituar nga DW, tha se në këto vite Berlini, qeveria gjermane dhe kancelarja kanë luajtur një rol vendimtar”.
Ajo gjatë krizës së euros kërkoi masa kursimi dhe reforma, në këmbim të planeve të ndihmës. Në Greqi, Qipro, Portugali, Irlandë, Spanjë, Itali ajo ishte përgjegjëse për shkurtimet e ashpra. Njerëzit ishin të zemëruar dhe në protestat e tyre nuk mungonte posteri i Merkelit me uniformë naziste, si Hitleri.
Gjatë fushatës ajo tha: “se thellë në zemrat e tyre, këta njerëz e dinë që nuk jam unë që ua kam shkaktuar problemet, ka patur gjëra te tjera që nuk shkonin si duhet”. Emanulidis mendon se Merkel nuk synoi të ishte në ballë të krizës, por ajo nuk pati mundësi ta refuzonte sepse ishte përfaqësuesja e fuqisë më të forte ekonomike në Europë, ndërsa Franca ishte e dobët.
Duket se Angela Merkel, nëse do të rizgjidhet, planifikon korrigjim të ri kursi në krizën e euros. Ajo do t’i marrë BE-së pushtet dhe kompetenca duke e vënë theksin në marrëveshjet direkte mes qeverive. Por nëse ajo nuk zgjidhet, sipas një analize të Qendrës “Open Europe”, politika europiane e Gjermanisë nuk do të ndryshonte në mënyrë drastike pas zgjedhjeve të 22 shtatorit.
Ekspertët thonë se nuk flitet për një ekuacion të saktë; “Nëse dështon Merkel, dështon euro, dështon Europa”. Një qeveri e majtë në Gjermani do të kishte ndoshta qendrim më miqësor ndaj shteteve në krizë, por do të bënte kujdes me paratë e taksapaguesve gjermanë. Edhe socialdemokratët ndjekin refleksin gjerman të buxheteve kursimtare. Parimet bazë të shpëtimit të euros deri tani janë mbështetur thuajse nga të gjitha partitë në Parlamentin federal, Bundestag.
Top Channel