Gjermani, dita e fundit e fushatës

21/09/2013 00:00

Partitë kundërshtare në Gjermani janë në ditën e fundit të fushatës, në prag të zgjedhjeve parlamentare të se dielës.

Sondazhet tregojnë se kancelarja gjermane Angela Merkel do të fitojë. Por partnerët e koalicionit, Demokratet e Lirë, duke iu referuar sondazheve, zor se do të kalojnë pragun prej 5 %, për të qenë në Parlament. Nëse do të ndodhë kjo, Merkel do të marrë në konsideratë një koalicion me rivalin e saj, Pir Shtajnbryk të socialdemokratëve, megjithese ky i fundit e ka perjashtuar nje gje te tille.

Merkel do te zhvilloje një miting të madh në Stralsund, ndërsa Shtajnbryk në Frankfurt. Duke iu drejtuar mbeshtetesve te saj, në Hanover, te premten, Merkel kërkoi vota për të vazhduar politikat e qeverisë deri në vitin 2017.

“Ju lutem votoni për partinë kristiandemokrate, për të vazhduar politikat tona për ju, për fëmijët, familjet dhe miqte. Kështu, për katër vite ne do te themi se njerezit në 2017 janë shumë më mirë se në 2013, me më shumë të punësuar; euro është më e qëndrueshme, po kështu Europa, kemi me pak borxhe. Ky është qëllimi ynë zonja dhe zoterinj dhe kërkoj mbështetjen tuaj”, u shpreh Merkel.

Pir Shtajnbryk, që drejton partinë socialdemokrate në opozitë,  e cila po përpiqet t’i mohojë Merkelit, mandatin e trete mblodhi përkrahesit në qytetin e Kaselit. Shtajnbryk ka shtuar sulmet kunder kundërshtares se tij, duke e akuzuar se po i mohon vendit sfida te medha.

“Ne do të vendosim, jo numri i madh i brrylave. Dhe pikërisht për këtë kërkoj besimin tuaj të dielën me 22 shtator”, tha Shtajnbryk.

Ai ndali edhe tek konfliktin në Siri, duke thene se nuk kërkon përfshirjen e Gjermanisë në veprime ushtarake, porse misioni paqeruajtes nuk perjashtohet.

Partia e te Gjelberve, qe mund te kete nje rol në koalicionin qeverises zhvilloi nje miting ne Berlin. Bashkekryetari i Parlamentit, Jurgen Tritin kritikoi qeverine e Merkelit.Nëse demokratet e lire te FDP-se, anetari me i njohur i të cileve eshtë ministri i Jashtem Guido Vestervelle- nuk del mire ne keto zgjedhje, atehere CDU e Merkel dhe simotra e saj CSU do te drejtojne syte tek parti te tjera te  vogla, por rezultati do te jete i brishte. Zgjedhjet jane me te rendesishmet ne gjithe keto vite, per vete rolin dominues qe ka Gjermania ne Eurozone.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB