Edicioni 5-të i “Prifest”

21/09/2013 00:00

Me premierën botërore të filmit “Ne të tre” të regjisores Blerta
Basholli, nisi edicioni i 5-te i festivalit te filmit ‘PriFest’, ne
Prishtine.

Për regjisoren Basholli, ‘PriFest’, eshte ngjarja e duhur per premieren e saj.

“Nuk e dija që do ta hapnin festivalin me një film timin, por nderimi ka qenë shumë i madh. Ka ndodhur më mirë se sa e kishim parashikuar”, thotë Basholli.

I pranishem ne ceremonine e hapjes, ishte edhe ministri i Kultures, Memli Krasniqi, i cili pas shfaqjes se filmit u shpreh optimist per cilesine artistike te filmave ne Kosove.

“Kjo ishte një dëshmi e rradhës që është një qasje e duhur, se me të vërtetë filmi i Bashollit ishte një film, i cili në mënyrë shumë të vecantë, ka rrëfyer një tragjedi, në të cilën ne të gjithë kemi kaluar dhe e kemi vuajtur në lëkurën tonë. I uroj filmit suksese dhe nuk kam dyshim që do të jetë pjesëmarrës në shumë festivale të ndryshme dhe do të ndjekë rrugën e filmave të tjerë të suksesshëm të viteve të fundit”, tha Krasniqi.

Hapjen zyrtare te fesivalit, e beri aktori me fame boterore nga Bosnja, Velibor Topic, i cili 4 vite me pare kishte fituar cmimin si aktori me i mire nga po ky festival.

“Të arrish për pesë vjet deri këtu, ne na bën shumë të lumtur, aq më shumë kur na janë shtuar edhe sponsorët dhe ndihemi shumë krenarë, sepse kjo e vlerëson punën tonë dhe na bën të ndihemi që kemi bërë dicka të mirë deri tani”, thotë Vjosa Berisha, drejtoreshë e “Prifest”.

Per 7 dite, ne ‘PriFest’ do kete 4500 minuta premiere filmike, 4 juri mes të cilave dhe ajo e medias e përbërë nga gazetarë të Kosovës dhe Shqipërisë.Këtë edicion si sponor i artë i festivalit është ‘DigitAlb’.

Top Channel