Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se Kosova është një
territor i veçantë, por jo shtet i pavarur dhe se statusi aktual i saj
është vetëm një zgjidhje e përkohshme.

“Ne e pranojmë që Kosova është një territor i veçantë, por jo se është shtet i pavarur. Serbia dëshiron të marrë pjesë në rregullimin e jetesës në këtë territor të veçantë”, ka pohuar Daçiç.

Në një intervistë për televizionin malazez “Atlas”, Daçiç ka thënë se vetëm shkëmbimi i territoreve, Lugina e Preshevës me veriun e Kosovës, do të siguronte paqe të qëndrueshme në rajon.

“Shkëmbimi i territoreve është zgjidhje e përhershme për rajonin, zgjidhje për paqe të përhershme”, ka theksuar kryeministri serb, duke shtuar se shqiptarët duan të blejën territore edhe në shtete të tjera.

Më tej gjatë intervistës, të dhënë gjatë vizitës së tij në Podgoricë, Daçiç ka shtuar se Kosova dhe Serbia nuk janë armiq. ”Unë nuk jam armik me Thaçin. Ai është vetëm kundërshtari imi”, ka vijuar Daçiç.

Top Channel